Berat, rikonstruksioni i spitaleve – (11 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Berati me një kompleks të ri shendetësor. Realizimi i këtij kompleksi spitalor mundësohet nga qeveria Italiane me një investim 1.5 miliard lireta, në qytetin e një mbi një dritareve. Ka më shumë se një muaj që është lëvruar fondi, i cili po bëhet realitet pas tenderit të organizuar në Tiranë nga firma ndërtuese “Zëre”.
Kanë përfuduar dy tenderat e para thotë për Tv Klan, drejtori i spitalit Vladimir Kumaraku, me një vlerë 86 mijë dollarë, ku ka përfunduar rikonstruksioni i lavanterisë si dhe fasadës së jashtme të spitalit. Gjithësesi edhe pse investimi deri tani është përqëndruar në pjesën e jashtme të spitalit, pas tenderit të tretë pritet te filloje rikonstruksioni i brendshëm i spitalit ku do të bëhen adoptime dhe shtesa të ndryshme nëpër reparte./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori