55 vjetori i NPV-ushtarake – (11 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ndërrmarrja e Prodhim Veshjeve të Ushtrisë, krijuar në vitin 1945, ka festuar sot 55-vjetorin e krijimit të saj. I pranishëm në këtë përvjetor ka qenë vetë ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Shoqëruar nga ushtarakë të lartë ministri i Mbrojtjes ka vizituar të gjitha repartet e kësaj ndërrmarrje. Ndërtuar fillimisht pas luftës ku janë realizuar uniformat e unifikuara ushtarake, në vitin ’89 kjo ndërrmarrje merr pamje tjetër. Tashmë e ristrukturuar krejtësish dhe me një teknologji moderne, kjo ndërrmarje realizon veshjet e 30 mijë ushtarakëve shqiptar, me një fond rreth 250 milion lekë të reja.
Në këtë ndërrmarje ku punojnë 300 puntorë, vendimi i ri i qeverisë do të sjell pranë saj edhe 100 puntorë të tjerë. Falë bashkëpunimit dhe kontributit të ushtrisë turke, ndërmarrja e puntorisë ushtarake ka pësuar transformime tërësore. Por veç prodhimit të veshjeve ushtarake kjo ndërmarrje ka prodhuar dhe realizuar edhe veshje të tjera civile, të cilat gjatë vitit ’96 kanë arritur shifra të ndjeshme të eksportimit të tyre. Sot 55 vjet nga krijimi i saj cilësia e prodhimit është rritur mjaft.
Në vitin ’99 kjo ndërrmarje përballoj në një kohë mjaft të shkurtër qepjen e uniformës së re për paradën ushtarake si dhe veshjet për repartet e reja të ushtrisë. Me nënshkrimin e marrëveshjes me palën turke ministria e Mbrojtjes ka marrë përsipër transformimin e më tejshëm të kësaj ndërrmarje për rritjen e cilësisë së uniformave ushtarake/tvklan.al