Policia masa për mitingun e PD – (12 Shkurt 2000)


Policia masa për mitingun e PD – (12 Shkurt 2000)

22:17 12/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Megjithëse miting i cilësuar i paligjshëm ai i demokratëve sot në shesh, ndryshe nga ç’pritej dhe ishte deklaruar nga ministria e Rendit për mos lejim të mitingjeve të tilla pa një leje nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ky miting u realizua normalisht. Gati të gjitha mediat e shkruara dhe ajo televizive shtetërore ka ditë që kanë përsëritur thirrjen e ministrit të Rendit për mos zhvillim të tij, pasi do të përdorej forca e policisë, gjë e cila sot nuk ka ndodhur.

Ajo që është parë sot në kryeqytet ishin potoblloqet dhe patrullime policie vëzhguese përpara dhe gjatë mitingut. Detyra e tyre ishte mbrojtje në rast prekje të institucioneve dhe asnjë konfrontim tjetër me njerëzit në tubim. Gardhe policie janë vërejtur përpara kryeministrisë, në hyrje të kryesisë së kuvendit dhe përpara presidencës. Gjithësesi asgjë në këtë ditë mitingu nuk ka lënë shkak për ndërhyrje policie./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme