Franca përfshihet nga grevat dhe protestat


Franca përfshihet nga grevat dhe protestat

13:03 06/12/2019

Shkak reforma e Presidentit Macron për pensionet

Grevat dhe protestat e dhunshme kanë përfshirë sërish qytetet e mëdha franceze ashtu si në protestat e jelekëverdhëve. Një tjetër reformë e presidentit Macron ka shkaktuar prej dy ditësh reagimin e dhunshëm të francezëve, reforma e pensionit.

Prej dy ditësh mijëra manifestues  po përleshen me policinë në Paris, Lion e qytete të tjera për të kundërshtuar këtë reformë të mbështetur nga Macron, që sipas tyre ul pagesat e pensioneve dhe e rrit moshën e daljes.

“Nuk mund të detyrohen njerëzit të punojnë gjithë jetën nëse janë të shëndetshëm. Nuk jemi objekte, që t’i përdorin deri kur të mos bëjnë me dhe pastaj t’i hedhin’, thotë një qytetare.

“Njerëzit janë kundër reformës, pasi nuk mund të përfitojnë të plotë pensionin kur u vjen mosha”, shprehet një qytetar

Përmes një sistemi vlerësimi me pikë, reforma parashikon rritjen e pagesës për pensionet për ata persona që vendosin të punojnë përtej moshës maksimale prej 62-vjeç.

Por sipas rregullave që propozohen, kush nuk e kapërcen këtë moshë, përfiton pension minimal, çka kundërshtohet ashpër nga punonjësit.

Tv Klan






Të ngjashme