Elbasan, emigranti Arben Terziu, “Qytetar Nderi” – (14 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Rreth 250 mijë dollarë ndihma për spitalin e Elbasanit . Por kësaj here nuk është asnjë fond qeveritar dhe as ndonjë shoqatë humanitare. Është emigranti shqiptar Arben Terziu me nënshtetësi austriake, që ka grumbulluar arsenalin e pajisjeve moderne në spitalet më prestigjozë të Vjenës. Ndër to bëjnë pjesë aparatura për shkrirjen e gurëve në veshka, aparatura për laboratorin e gjakut, bisturi elektrike, ambulancë etj.
Sipas drejtorit të spitalit të Elbasanit kjo është një ndihmë shumë e madhe për këtë spital edhe është propozuar që emigranti Terziu ti jepet titulli “Qytetar Nderi i Elbasanit”.
Në të ardhmen miqt austriakë u shpreh Terziu mendojnë të shtrijnë ndihmën në sektorë të tjerë. Gjithçka do të realizohet në baza vullnetare, pasi shqipëria dhe veçanërisht Elbasani janë për mua gjithçka ka përfunduar ai./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego