Konsullata Greke në Korçë – (14 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Konsullata grke në Korçë ndryshon procedurat e pajisjes me viza të qytetarëve shqiptar. Shkak për këtë vendim janë bërë incidentet sistematike të shkaktuara në pranimin e kërkesave të qytetarëve. Deri tani aplikantët për viza kundrejt një pagese prej 300 mijë lekësh, depozitonin kërkesat dhe dokumentacionin, duke i hedhur në një kuti që hapej vetëm një herë në muaj. Mirpo mesa duket kjo metodë pune krijonte premisa për korrupsion dhe shpërdorime të punonjësve të konsullatës. Vetë zëdhënësja e konsullatës ka pohuar se si pasojë e parregullsive të vëna re, u pushuan nga puna 4 punonjës shqiptar të këtij sektori.
Tani parashikohet që qytetari të paraqitet vetë në intervistë sëbashku me dokumentacionin dhe në çast do të mësoj nëse do të marrë vizë ose jo. Kështu mendohet të shmanget korrupsioni dhe zvarritja. Kjo mënyrë e re e dhënies së vizave pritet të aplikohet nga mesi i muajit Mars./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego