Këngëtarja nga Maqedonia e Veriut vlerësohet me çmimin Best Big International
Artistja nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska u vlerësua me çmimin Best Big International.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Faleminderit për ftesën. Ky çmim është për familjen time, për bashkëshortin tim dhe për të gjithë ata që më duan, për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë ju, faleminderit për mbështetjen tuaj”, tha Todevska.
Për Best Big International, një prej dy kategorive të reja të këtij edicioni të Kënga Magjike, konkurronin 5 artistë të huaj.
Më herët, në kategorinë tjetër të re, New International Artist, me çmim u vlerësua grupi italian Sisma.
Ndërsa çmimi Best New Artist shkoi për artistin nga Kosova, Khuba./tvklan.al