Humb jetën në moshën 21-vjeçare reperi amerikan
Reperi amerikan Juice WRLD ka humbur jetën në moshën 21 vjeçare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shkak për vdekjen e parakohshme është bërë një arrest kardiak teksa ndodhej në Aeroportin Midway të Chicagos këtë mëngjes.
Ylli i muzikës rep, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, pati gjakderdhje nga goja kur mbërritën mjekët, sipas TMZ.
Ai ishte akoma i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, por vetëm pak minuta më vonë humbi jetën. Këngëtari ishte në një tur botëror këtë periudhë, duke mbajtur koncerte në disa shtete. /tvklan.al