Kosova nis rikthimin e të prekurve nga tërmeti
Haradinaj: Faza emergjente mbaroi, sigurojmë transportin
Kosova do të nisë rikthimin në Shqipëri të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që janë strehuar atje.
Në një reagim të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj thuhet se pas fazës emergjente të përkrahjes dhe akomodimit do të nisë rikthimi i të gjithë banorëve në vendlindje.
Për këtë qeveria e Kosovës do të vërë në dispozicion mjetet e saj të transportit për të rikthyerit vullnetarë.
Nga e hëna do të fillojë dorëzimi në rezervat shtetërore të Shqipërisë edhe i të gjitha ndihmave të mbledhura në Kosovë.
Tv Klan