Kolin Pauell në Tiranë – (19 Shkurt 2000)


Kolin Pauell në Tiranë – (19 Shkurt 2000)

20:35 19/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Tepër i përpiktë sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell, mbrriti në Shqipëri duke zbritur nga avioni United States of America në aeroportin e Rinasit, në orën 11 e 50 min. I qeshur dhe me ecje sportive zoti Pauell ka zbritur në aerportin ndërkombëtar, i cili ishte blinduar si asnjëher tjetër nga masat e larta të sigurisë. Përshëndetjet e para të sekretarit amerikan të shtetit kanë zgjatur vetëm pak minuta. Ai është takuar fillimisht me ambasadorin amerikan Xhejms Xhefri, kryeministrin shqiptar Fatos Nano dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta.

Menjëherë pas takimit të parë me autoritetet e shtetit shqiptar zyrtari i lartë amerikan është drejtuar për në Tiranë me një makinë të blinduar të ambasadës, e ndjekur nga ekorta e personaliteteve dhe forca të shumta të sigurisë, që kanë pezulluar për disa momente jetën nga aeroporti i Rinasit der në kryeqytetin shqiptar./tvklan.al






Të ngjashme