Teatri Kombëtar shfaqja “Gjethja” – (19 Shkurt 2000)


Teatri Kombëtar shfaqja “Gjethja” – (19 Shkurt 2000)

21:49 19/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Drama e një zhanri konvencional, një shfaqje tipike filozofike, e cila vjen përmes personazheve ireal. “Gjethja” është vepra më e fundit e autorit Vangjel Kozma, e cila ka nisur provat skenike në Teatrin Kombëtar. Një dramë jashtë skemave të teatrit të traditës, gërshetime stilesh, si nga pikpamja regjizorjale por edhe nga ajo interpretative.

“Gjethja” është një konvencion, i cili bën të njohur një paralelizëm me prejardhjen e njeriut nga Adami. Kjo shfaqje e cila është duke u realizuar nga regjizori Naum Shundi. Aktoret Ervin Çuli, Niko Kanxheri, Pavlina Mani, Suela Konjari, Guliem Radoja dhe Bujar Asqeriu, të cilët synojnë të sjellin një ambjent ballkanik.

Skenografia në përbërje të saj ka një han, në të cilin zhvillohen disa prej ngjarjeve. Një rrugë që s’dihet se ku shkon, një ushtar që mban armë të dy periudhave edhe automatikë edhe ushtë. Për më shumë hollësi regjizorjale Naum Shundi sqaron:

Naum Shundi:- “Është e vërtetë që spektatori jonë ka më tepër nevojë të qeshi tani sesa të derdhi lotë, por mendoj se ka nevojë për të shequr, aq po ka nevojë edhe për të menduar dhe për të reflektuar dhe për të bërë një rezyme të jetës individuale dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi”.

Shfaqja mendohet se do të sjell një fizionomi të re të teatrit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme