Atentat në Fushë Krujë, hidhet në erë shtylla e tensionit (11 Janar 1999)


Atentat në Fushë Krujë, hidhet në erë shtylla e tensionit (11 Janar 1999)

11:19 11/01/1999

Muaji i parë i ’99-ës nuk i ka shpëtuar dot atentateve dhe shpërthimeve të energjisë elektrike. Pas një eksplozioni të fuqishëm në hidrocentralin e Fierzës ku u prish transformatori 3, sot ka ndodhur një shpërthim tjetër i fuqishëm për rrjetin energjitik.

Rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm është hedhur në erë një shtyllë e lartë tensioni në zonën e Fushë Krujës, pikërisht shtylla 257 në fabrikën e çimentos. Fakti që është hedhur në erë një shtyllë e linjës së Fierzës e cila pësoi një dëm të rëndë, tregon se hedhja në erë e saj është një akt i menduar për të goditur dhe sjellë pasoja në furnizimin me energji elektrike.

Për plotësimin e nevojave të ngutshme për energji elektrike, KESH-i ka menduar të importojë energjinë elektrike nga vende të tjera. Dëmi i shkaktuar në vitin 1998 arrinte në 370 mijë dollarë. Shpresojmë që 1999-ta nuk do t’a shtojë shifrën e dëmtimeve dhe as netët pa drita./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme