PAD Neritan Ceka në Elbasan – (20 Shkurt 2000)


PAD Neritan Ceka në Elbasan – (20 Shkurt 2000)

13:41 20/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dega e Partisë Aleanca Demokratike e Elbasan ka vendosur sot të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Por sipas kreut të PAD Neritan Ceka kjo nuk do të thotë dalje nga koalicioni. Anëtarët e kesaj dege në Elbasan kanë kërkuar daljen nga koalicioni. Nga sekretari i aleancës është thënë se nga 35 komuna që kish parashikuar koalicioni për zgjedhjet ne do të marrim pjesë në mbi 300. Neritan Ceka shpjegon gjithçka mbi kete veprim.

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Jemi ftuar sot në një mbledhje të asamblesë së degës PAD në Elbasan, e cila mori vendimin për tu futur vetëm në zgjedhjet lokale të vjeshtës së viti 2000. Sipas praktikës sonë liberale i takon çdo dege të përzgjedh mënyrën e paraqitjes së saj në zgjedhje dhe më pas të vendos për aleanca pas elektorale. Kjo bën pjesë në një frymë që përshkon gjithë aleancën për tu paraqitur fortë, më energji në zgjedhjet lokale. Kjo nuk ka te bej me koalicionin qeveritar, që është një koalicion politikë. Nga ana tjetër sipas ligjit elektoral për zgjedhjet lokale çdo parti ka një listë elektorale që është e veçantë, ndryshimi qëndron se PAD, do ketë edhe kryetar komunash e bashkishë që do të paraqesin vetëm Aleancën Demokratike”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme