Shoqata e Grave Biznesmene – (21 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Shqipëri, si në ekonomi edhe në politikë. Shoqata e Grave Profesioniste në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Tiranë synon të projektoj dhe të forcojë figurën e gruas biznesmene në shoqerinë Shqiptare. Kjo shoqatë funksionon prej gjashtë vitesh dhe ka tre role, është jo qeveritare, është shoqatë grash dhe e gave biznesmene. Pjetare në tre strategji shtetërore, eksport, SME dhe doganë.
10 mijë biznesmene gra janë të rregjistruara në këtë shoqatë e cila synon krijimin e federates. Flutura Xhabija presidente e shoqatës shprehet:
Flutura Xhabja:- “Qëllimi i shoqatës është të grumbullojmë të gjitha mendimet, të gjitha energjite e grave biznesmene për ti vënë në eficense dhe në funksion të zhvillimit ekonomik shqiptar”.
Të forcohet bashkëpunimi i afaristëve shqiptar dhe krijimi i bindjes së grave se të bashkuara arrijnë fitoren në çdo fushë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti