Italia, arrestime të shumta ndaj shqiptarëve (12 Janar 1999)


Italia, arrestime të shumta ndaj shqiptarëve (12 Janar 1999)

12:33 12/01/1999

Kriminaliteti vazhdon të godasë Milanon. Sot është zhvilluar ceremonia e varrimit e njërit prej viktimave të furisë mafioze nëpër rrugët e qytetit të Italisë. Ka ditë që Policia Italiane ka ndërmarrë aksione të suksesshme duke kapur grupe dhe duke shkatërruar lidhje të mafias.

Një tjetër viktimë ka shtuar numrin e vrasjeve kriminale. Një i ri italian është vrarë sot në një bar nga një i panjohur, sipas zërave shqiptarë. Kjo rritje e kriminalitetit ka sjellë si pasojë acarimin e klimës mes italianëve dhe emigrantëve, acarim që po ndjehet edhe në instancat më të larta të politikës italiane.

Ministrja e Brendshme e Italisë ka shpjeguar se nuk është vetëm faktori emigracion që ka ndikuar në ngritjen e kurbës së kriminalitetit, por është edhe puna e policisë, organizimi i saj, etj. Por nuk janë të këtij mendimi anëtarë të tjerë të Parlamentit Italian, sipas të cilëve është pikërisht liberalizimi i ligjeve të emigracionit që ka sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit te krimeve në Itali dhe kryesisht në Milano./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme