A ka të rinj Shqipëria?


A ka të rinj Shqipëria?

Autori: Blendi Fevziu

23:50 24/03/2009

Debati i ashpër që u zhvillua një javë më parë në studion e emisionit “Opinion”,  për përfshirjen e të rinjve në politikë, ku ishin të ftuar Juela Mecani, Gerti Bogdani, Ajola Xoxa, Arbi Mazniku, Erisa Xhixho dhe Elkida Sinani, pati një impakt mediatik të paparashikueshëm. Sipas mediave dhe komentuesve, përballja e të rinjve ishte shumë e zhurmshme dhe se antagonizmi i tyre ishte shumë i thellë.

Por cili është modeli i të rinjve të angazhuar sot në politikë dhe a mund ta përmirësojnë ata modelin e politikës që kemi patur deri më tani?

Për të disktuar mbi këto çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar analisti Fatos Lubonja, politikani Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizzjes G99 Erion Veliaj dhe pedagogu Blendi Salaj./tvklan.al






Të ngjashme