Meta: Do ta shihni në 28 Qershor se cila është e vërteta


Meta: Do ta shihni në 28 Qershor se cila është e vërteta

Autori: Blendi Fevziu

23:41 24/06/2009

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në një intervistë për mbylljen e fushatës elektorale.

Fushata elektorale ka nisur muaj më parë dhe është shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në përmbylljen e kësaj fushate, Meta u shpreh: “Është koha për veprim dhe për të marrë përgjegjësi,  jo për t’u lodhur. Unë jam gati të filloj që në agimin e 29 Qershorit.  I kam të gjithë numrat! Në mëngjesin e 29 Qershorit LSI do të hapë një proces gjyqësor ndërkombëtar për të gjithë kompanitë e sondazheve që kanë mashtruar me qëllim opinionin publik. Pas rezultatit do t’i themi të gjithë botës që të mos i pranojë ato kompani, të cilat kanë mashtruar me qëllim qytetarët shqiptarë. Do ta shihni në 28 Qershor se cila është e vërteta!”./tvklan.al






Të ngjashme