Prindërit po refuzojnë vaksinën e fruthit
Mjekët: Vaksinohuni sepse rrezikoni fëmijët
Rikthimi i epidemisë së fruthit në vendin tonë ju mori jetën 3 fëmijëve në fillim të 2019, ndërsa u infektuan qindra të tjerë edhe të rritur, të cilët nuk ishin vaksinuar. Kjo situatë bëri që interesi për vaksinën të rritej, por me reduktimin e rasteve të infektuara prindërit po e refuzojnë sërish injektimin e vaksinës tek fëmijët.
“Kishim interes, tani ka refuzime se kanë frikën e autizmit…”, shprehet mjekja Aida Mara.
Fruthi mund të parandalohet me dy doza të vaksinës qe injektohen në moshën 1 dhe 5 vjeç. Mjeket thonë se te pavaksinuarit janë potencial për tu infektuar e po kështu rrezikojnë fëmijët nën 1 vjeç.
Fruthi është ndër sëmundjet më infektive në botë dhe përhapet kryesisht nga kollitja, teshtitja dhe kontakti i ngushtë fizik me personat e prekur. Sipas organizatës botërore te shëndetësisë aktualisht vetëm 86% e fëmijëve nën 5 vjeç në mbarë botën janë të vaksinuar.
“Vetëm gjatë 2018 , 140 mijë persona kryesisht fëmijë nën 5 vjeç kanë humbur jetën si pasoj e komplikacioneve te shkaktuara nga fruthi”.
Tv Klan