Përgjigja e sindikalistëve për grevën e paralajmëruar (12 Janar 1999)
Një përfaqësues i sindikatave paralajmëron një grevë që do të zhvillojnë ditën e premte, nëqoftëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre. Deri tani nuk kanë marrë përgjigje por do të takohen me Ministrin e Arsimit, me Ministrin e Financave dhe me Ministrin e Punës. Një përfaqësues i sindikatave për Televizionin Klan tha:
“Deri tani nuk kemi marrë përgjigje pozitive por shohim vetëm disa përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave tona por nuk kemi marrë përgjigje dhe greva e të premtes njëditore do të zhvillohet në të gjithë vendin.
Bisedimet janë në proces. Ne sot bëmë një takim me Komisionin e Përhershëm Parlamentar të Arsimit, kërkuam mbështetjen e tij për presion mbi Qeverinë, për të na zgjidhur kërkesat, ndërsa të enjten ne kemi takim me Ministrin e Arsimit, Ministrin e Financave, Ministrin e Punës, për të marrë një përgjigje për kërkesat, por gjithsesi derisa kërkesat tona të marrin formën ligjore, institucionale, të dalin në formën e vendimeve të Qeverisë, ose ta zëme ulja e taksës së solidaritetit të dalë me ligj nga Parlamenti ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Zgjidhja e këtyre kërkesave është e vështirë të bëhet deri të premten dhe ne pa marrë konfirmimin zyrtar të tyre nuk heqim dorë nga kërkesat. Për këtë arsye greva e të premtes do të zhvillohet në të gjithe vendin në mbështetje të këtyre kërkesave. Dhe nëqoftëse këto, përgjigja që do të marrim nuk do të jetë e kënaqshme për ne, nga takimi i së enjtes me tre përfaqësuesit e Qeverisë ne do të konfirmojmë zhvillimin e grevës pa afat. Ne nuk do të përdorim grevën e urisë, por mendoj se i kemi të gjitha mjetet sindikaliste që t’a arrijmë me grevë. Do të donim ta arrinim pa greva të zgjatura, por në do përdorim grevën pa afat dhe do të mbyllim shkollën.” /tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame