Vlorë kapen gomone me klandestinë – (27 Shkurt 2000)


Vlorë kapen gomone me klandestinë – (27 Shkurt 2000)

10:05 27/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Motovedetat e rojeve bregdetare kanë zbrazur 9 gomone me rreth 300 klandestinë në bord. Gomonet ishin nisur mbrëm në brigjet e Vlorës, por vetëm pak milje larg bregut janë përballuar me motovedetat e policisë italo-shqiptare që i kanë detyruar të kthehen mbrapsht.

Është hera e parë gjatë këtij viti që brenda një nate niset një numër i madh klandestinësh dhe gomonesh njëherësh. Pas kthimit në breg të gomones, policia vlonjate ka arrestuar edhe 4 shtetas shqiptar të cilët sapo kishin zbritur nga skafet e tyre. Ngohja e motit do të nxisë trafikantët drejt brigjeve italiane duke trasportuar jo vetëm klandestinë por edhe armë e drogë. Keto trafiqe ilegale përveç tragjedive njerëzore rrezikojnë acarimin e marrëdhënieve ndërshtetërore italo-shqiptare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme