Intervistë Ferdinand Xhaferri mbi largimin e Partisë Demokratike nga Parlamenti (13 Janar 1999)


Intervistë Ferdinand Xhaferri mbi largimin e Partisë Demokratike nga Parlamenti (13 Janar 1999)

10:40 13/01/1999

Ferdinand Xhaferri thotë së Partia Demokratike ka një vendim për një largim përfundimtar nga Parlamenti. Por klima e re pas takimit Berisha-Majko ka sjellë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çeshtje, kështu që mendojmë të zhvendosemi drejt Parlamentit, ka shtuar z.Xhaferri.

Partia Demokratike ka një vendim për largim përfundimtar nga Parlamenti. Klima e re e krijuar për politikë pas takimit Berisha-Majko ka sjellë qëndrime të ndryshme të drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike, lidhur me këtë çeshtje. Mendoj që ky ridimensionim, unë kam qënë nga ata që kam mbrojtur që në fillim mendimin që Partia Demokratike nuk duhet të vendoste për t’u larguar përfundimisht nga Parlamenti. Mendoj që ai vendim u mor për të shprehur mendimin e saj prerë si për faktorin brenda Shqipërisë dhe për faktorin jashtë, që qeveria aktuale e atëherëshme po instalonte krimin, dhunën politike e të tjerë, me kalimin e Qeverisë Majko dhe me prononcimet e Partisë Demokratike që nuk kemi paragjykime dhe e mendojmë që stafi aktual çifti Majko-Meta është i shkëputur, pra është një çift më i emancipuar. Kjo nuk ka lidhje me strukturat kriminale. Unë mendoj se pikërisht këto lëvizje e bëjnë të domosdoshme që Partia Demokratike të zhvendoset drejt Parlamentit.”/tvklan.al






Të ngjashme