Miratohet ligji për gomonet dhe skafet (13 Janar 1999)
Pronarët e 300 skafeve e gomoneve që kanë transportuar ilegalisht në brigjet e Italisë klandestinë, drogë, armë dhe prostituta tani do të ndeshen me masat e ashpra të ligjit antiskaf të miratuar nga deputetët i cili menjëherë është dekretuar nga Presidenti Mejdani.
Në rast të shkeljes së neneve të ligjit antiskaf parashikohet gjobë deri në 100 mijë lekë dhe sekuestrimi i mjeteve lundruese. Në seancën e sotme plenare kanë braktisur sallën e Parlamentit deputetet Blushi e Lesi të cilët e kanë konsideruar të pajustifikueshëm mbledhjen e Parlamentit në seancë të jashtëzakonshme për miratimin e ligjit antiskaf./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame