Qeveria Italiane dhuron automjete për Ushtrinë Shqiptare (13 Janar 1999)
Qeveria Italiane ka dorëzuar sasinë e fundit të ndihmave për Ushtrinë Shqiptare. Bëhet fjalë për 81 automjete ndër të cilat, 21 janë transportierë të blinduar, të cilat do të destinohen për në Divizionin e Shkodrës.
Gjithashtu në këto ndihma përfshiheshin edhe shumë autovetura dhe mjete logjistike për ushtrinë. Ceremonia u zhvillua në Akademinë Ushtarake, ku mori pjesë edhe Ministri Italian i Mbrojtjes Skonja Miljo, i cili kreu në Shqipëri një vizitë punë, pas nënshkrimit në Athinë të krijimit të Forcës Ushtarake për Evropën Juglindore./tvklan.al