Ambasadori francez përuron urën e re në Bathore (14 Janar 1999)
Përurimi i një ure që ndihmon nxënësit e Bathores për të shkuar në shkollë ka bërë që në periferi të Tiranës të zbresë vetë ambasadori francez Kris Mond i cili ka marrë nismën direkte dhe ka financuar për ndërtimin e kësaj ure. Më pas ambasadori francez ka vizituar shkollën e fshatit dhe ambientet e saj dhe gjjithashtu është interesuar dhe për mungesat që ka kjo shkollë.
Nga të gjithë njëzëri është kërkuar uji i pijshëm i cili nuk vlen vetëm për shkollën por dhe për banorët përreth. Për shkollën me 27 klasa dhe laboratore bosh ambasadori ka premtuar për banka të reja. Një premtim tjetër nga ambasada ishte dhe transformatori elektrik për një lagje pa energi elektrike si dhe rregullimin e tregut fshatar në Kamëz./tvklan.al