Erinda Ballanca në Prokurori, për çështjen Dvorani-Meta
Avokatja e Popullit i shmanget komentit në media
Pas Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED Ardian Dvoriani në prokurorinë e Tiranës ka shkuar edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, që pyetur për çështjen në ngarkim të Ardian Dvoranit.
Ballanca është pyetur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi Avokati i Popullit, në bazë të ligjit duhet të jetë vëzhgues i punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në një raport që ka nxjerr ky institucion para pak kohësh thuhet se Kreu i KED, i ka zhvilluar mbledhjet në mungesë të transparencës dhe në disa raste nuk ka lejuar përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.
Pas marrjes në pyetje Ballanca është larguar duke shmangur prononcimin për mediat lidhur me marrjen e saj në pyetje.
Tv Klan