Gjendet pas 23 vitesh “zonja” e Gustav Klimt


Gjendet pas 23 vitesh “zonja” e Gustav Klimt

08:30 14/12/2019

Piktura u grabit në Piacenza të Italisë në 1997

Që pas grabitjes 23 vjet më parë nga një galeri arti në Piacenza të Italisë, nuk ishte dëgjuar asgjë për kryeveprën e  artistit austriak Gustav Klimt. Por tani, portreti i një zonje, i vlerësuar 60 milionë euro u gjet krejt rastësisht në po të njëjtin vend ku humbi.

Ka qenë një punëtor që po pastronte muret që vuri re hapësirën e jashtme të galerisë brenda të së cilës ndodhej piktura.

Ekspertët ende po bëjnë vlerësime për të dhënë një konfirmim nëse piktura i përket autorit, por drejtori i galerisë Massimo Ferrari është i bindur se bëhet fjalë për zonjën e Klimt.

Tv Klan






Të ngjashme