PS mbledhje kryesie, konflikti Nano-Meta – (28 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mbledhja e kryesisë socialiste ka nisur e tensionuar. Anëtarët e forumit të lartë drejtues të partisë në pushtet, janë mbledhur sot në mesditë, për të diskutuar rreth skandalit të publikuar në shtyp, në lidhje me bisedimet Meta – Ollbrajt. Kryeministrit njëkohësisht edhe anëtar kryesie i është kërkuar të provojë vërtetësinë e akuzave ndaj kryetarit Nano, për të cilat citohet në bisedën me Ollbrajt.
Debati është ashpërsuar kur në mbledhje është vendosur të nxirret jashtë kryeredaktori i gazetës socialiste “Zëri i Popullit” Erjon Braçe. Duke hyrë në sallën e mbledhjes Gramoz Ruçi tha:
Gramoz Ruçi:- “Unë jam duke u futur dhe me siguri do të kryej përgjegjësitë politike e statutore. Këtu nuk diskuton kryeministri, këtu diskutojnë anëtarë të PS”.
Publikimi i bisedës Meta – Ollbrajt ka rindezur konfliktet mes kryeetarit Nano dhe kryeministrit Meta. Kryesia socialiste pritet të vendos datën e mbledhjes të komitetit të përgjithshëm drejtues socialist. Forumi I cili votbeson kryeministrin dhe ministrat socialist./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame