Biblioteka Kombëtare – Guida e Tiranës – (29 Shkurt 2000)


Biblioteka Kombëtare – Guida e Tiranës – (29 Shkurt 2000)

21:28 29/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Punonjësit e të gjitha bibliotekave që sot do të kenë mundësi trajnimi. Sot në Bibliotekën Kombëtare është përuruar qendra e parë e trajnimit bibliotekar. Qendra një sallë me një sipërfaqe 45m katror është e ndarë në dy seksione. Njëra pjesë shërben si auditor me 30 vende dhe pjesa tjetër si klasë kompjuterash.

Specialist dhe njohës të librit do të meren me trajnimin e punonjësve të të gjitha bibliotekave. Me ndihmën e ministrisë së Kulturës dhe fondacionit SOROS, institucioni më i madh i librit në shqipëri, do të ketë mundësinë për kualifikim të mëtejshëm të vetë punonjësve.

Për herë të parë qytetarët shqiptar por edhe të huaj mund të orjentohen praktikisht me Tiranën. Gazeta “Çelsi” ka arritur të botoj guidën “Tirana 2000”. Kjo guidë përmban të gjithë informacionin lidhur me çdo lloj aktiviteti privat e shtetëror. Për një informacion më të mirë Brenda guidës ndodhet edhe harta e re e kryeqytetit si një mundësi më e mirë orientimi./tvklan.al






Të ngjashme