Vrasja në Babrru – (29 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një grua vret vajzën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në përiferi të Tiranës, në lagjen Babrru, Një breshëri e gjatë kallashnikovi ka kputur në mes jetën e një vajze 26-vjeçare. Menjëherë në vendgjarje kanë mbrritur forcat e policisë nr.4, të cilët i kanë hedhur prangat nënës së vitktimës. Sot në Babrru asnjë nuk e kishte të qartë se çfarë kishte ndodhur një natë më parë, por banorë të kësaj zone thonë se një grindje familjare duhet të jetë shkaku i mundhëm i konfliktit nënë e bijë.
Gruaja 67-vjeçare ka rendur të marrë armën duke qëlluar ndaj njeriut më të dashur, fëmijës së saj. Plumbat e shumtë e kanë vrarë në vend të renë 26-vjeçare. Edhe pse pak minuta më pas ka mbrritur policia, kjo e fundit vetëm sa ka përcjellë viktimën në morg dhe vrasësen në qelitë e komisariatit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj