Konferenca e Katërt e Bashkiakëve të vendit (14 Janar 1999)


Konferenca e Katërt e Bashkiakëve të vendit (14 Janar 1999)

10:52 14/01/1999

Kërkesa për një autonomi më të madhe të pushtetit lokal nga ai qëndror dhe problemet që kanë aktualisht Bashkitë, ishin temat e diskutuara në Konferencën e Katërt të bashkiakëve të vendit e cila përkoi me 5 vjetorin e krijimit të shoqatës së tyre. Në fjalën e tij Albert Brojka deklaroi se po përpunohej një plan strategjik i cili do të influencojë në rritjen e pavarësisë së lokaleve nga pushteti qendror. Gjë që do të sjellë në rradhë të parë lehtësira për këtë të fundit.

Ai njoftoi dhe ngritjen e një qendre ekspertize për të asistuar në aktivitete të ndryshme të shoqatës. Konferenca u zhvillua me pjesëmarrjen e krerëve të bashkive dhe të këshillave të rretheve të cilët e morën disa herë fjalën dhe diskutuan. Ndodhej dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Arben Demeti./tvklan.al






Të ngjashme