Majko vizitë me parlamentarët italianë (14 Janar 1999)
Vetëm dy ditë pas miratimit nga Parlamenti të ligjit antiskaf, Kryeministri Majko viziton për herë të dytë brenda tre muajve Italinë. Majko do t’i bëje të njohur autoriteteve më të larta të shtetit italian, masat e ashpra ndaj pronarëve të skafeve e gomoneve.
Majko do të takoje për herë të parë Papën në Selinë e Shenjtë të Vatikanit. Gjithashtu, Kryeministri Majko do të takojë drejtuesit e opozitës italiane, Berluskoni, Fini e Kazini dhe ish Presidentin Kosiga. Takimi me kryeministrin Dalema do të mbyllë vizitën e tij në shtetin italian./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame