Ramajli intervistë (15 Janar 1999)


Ramajli intervistë (15 Janar 1999)

13:25 15/01/1999

Intervistë me zotin Ramajli për ftesën që i është bërë z.Rugova nga Presidenti Mejdani për të vizituar Shqipërinë. Gjatë intervistës ai shprehet:

I është dorëzuar një ftesë e Presidentit Mejdani për të vizituar Shqipërinë në një moment që ai e konsideron të përshtatshëm. Sot zoti Rugova ka deklaruar në konferencë për shtyp por dhe zyrtarisht më është konfirmuar nga kabineti i tij, se zoti Rugova në rastin e parë që i jepet mundësia do t’a vizitojë Shqipërinë.”

Nëse para zotit Rugova do ta vizitoje ndonjë delegacion tjetër Shqipërinë Rumajli tha: “Sot kam marrë nga Kryetari i Kuvendit Popullor, z.Gjinushi, një ftesë për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Idriz Ajeti, me të cilën ai e fton për të bër një vizitë në Shqipëri. Unë bisedova me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Iljaz Kurteshi dhe ai më përcolli qëndrimin e kryetarit të tij Idriz Ajeti se me kënaqësi e pranon ftesën dhe pres që javën tjetër një delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës të vizitojë Shqipërinë”.

Unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të mos arrihet konsensusi për Kosovën. Në të vërtetë ka përputhje në shumë çeshtje të rëndësishme të të gjitha forcave politike por dhe faktorit ushtarak në Kosovë dhe atyre në Shqipëri. Po përmend vetëm disa në radhë të parë ka një konsensus të plotë rreth qëllimit tonë përfundimtar që është për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur mandej edhe çeshtje të tjera. Unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të mos arrihet te ky qëllim.”-shtoi ai./tvklan.al






Të ngjashme