Ballistët konferencë për Kosovën (16 Janar 1999)
Ballistët e konsiderojnë problemin kombëtar si të mbërritur në pikën e zgjidhjes. Kreu i tyre Shpëtim Rroqi ka kërkuar mbledhjen urgjente të tryezës së partive politike parlamentare.
Parësore sipas tij është paraqitja e një plani konkret nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për ndihmën që mund të japin subjektet politike në rast të evoluimit të situatës. Ata janë të bindur se integrimi i Shqipërisë në botën e qytetëruar mund të bëhet pasi të zgjidhet çështja kombëtare./tvklan.al