SHBA reagon për kufirin Shqipëri – Mali Zi – (1 Mars 2000)


SHBA reagon për kufirin Shqipëri – Mali Zi – (1 Mars 2000)

21:24 01/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Beogradit të largoj ushtrinë federale nga kufiri me shqipërinë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Xhejms Rubin tha se SHBA është e shqetësuar nga ngritja e bllokut kontrolli afro kalimit kufitar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ne i rekomandojmë zyrtarët e Malit të Zi të tregohen të përmbajtur dhe të bëjnë përpjekjë për të parandaluar shkallëzimit të situatës. I bëjmë thirrje Beogradit të heq pikën e kotrollit të ushtrisë Jugosllave tha ai.

Duke ju referuar hapjes së kufirit, Rubin tha se SHBA përshëndesin përpjekjet për bashkëpunimit në rajon, i cili ka qenë i paralizuar nga mosbesimi. Deklara e SHBA erdhi menjëherë pasi armata e dytë Jugosllave ngriti dje dy pika të veçanta kontrolli vetëm 2 km larg pikës kufitare të Bozhit.

Rreth 300 vetë dhe 50 makina kalojnë në ditë nga pika e kalimit në Bozhaj./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme