Analiza e 20 viteve në politikë e Partisë Demokratike
Autori: Blendi Fevziu
23:59 22/03/2012Emisioni “Opinion”, mbrëmjen e sotme fokusohet tek analiza e 20 viteve angazhim politik i Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj, Sali Berisha. Angazhim ky, i cili ka dominuar një pjesë të madhe të këtyre viteve, kur Partia Demokratike ka drejtuar vendin në vitet ’92-’97 dhe në vitet 2005-2012, por sigurisht edhe angazhimin në opozitë.
I ftuar në studio, Sali Berisha fillimisht u shpreh: Pavarësisht nga problemet, këto 20 vite janë vitet në të cilat shqiptarët ndryshuan më shumë se çdo vend tjetër në planet dhe unë mund t’u them sonte se nuk është ky vetëm mendim i Sali Berishës, por është opinioni dhe mendimi i çdo interlokutori, i botës politike, akademike, parlamentare, me të cilët unë takohem. Nëqoftëse ka një vend që ka lëvizur në 20 vite me lëvizje kuantike, kjo është Shqipëria./tvklan.al