Këshilli drejtues i Televizionit Publik Shqiptar (17 Janar 1999)
Televizioni Shqiptar vazhdon të jetë pa Këshill Drejtues. Ende nuk dihet se kur do përfundoje kjo procedurë. Komisioni i medias nëpër të cilin kalojnë emrat alternative të anëtarëve që do përbëjnë Këshillin, i ka kërkuar disa herë kryesisë së Parlamentit paraqitjen e tyre por nuk ka marr asnjë pergjigje.
Partitë politike e veçanërisht Opozita nuk kanë paraqitur kandidaturat. Ylli Pango, pjesëtar i komisionit të medias shprehet:”Duhet që Parlamenti midis kandidaturave alternative që janë nga dy për çdo vend të zgjedhë njërin.”
Të pyetur se përse nuk është rikrijuar Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar , një nga punonjësit tha se sipas ligjit ky këshill do përcaktohej në fundin e muajit dhjetor të vitit të kaluar. Por kjo datë sipas tij koinçidoi dhe me mbylljen e punimeve të Parlamentit dhe tani me fillimin e sezonit të ri./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bega