Çarmatimi sipas PNUD-së (18 Janar 1999)


Çarmatimi sipas PNUD-së (18 Janar 1999)

15:32 18/01/1999

Banorëve të Gramshit në këmbim të bombave, kallashit dhe antitankeve do t’u ofrohen rrugë, dritë e linja telefonike. Një program i PNUD-it i ideuar menjëherë pas ndihmës që Shqipëria i kerkoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mbledhjen e armëve kërkon të realizojë në Shqipëri mbledhjen e armëve jo më në këmbim të parave por në këmbim të zhvillimit. Sipas menaxheres së programit Nora Kushti, shifra që do u vihet në dispozicion gramshiotëve është 500 mijë dollarë.

Në Gramsh ka pasur një akumulim të jashtëzakonshëm armësh, bile Gramshi në atë kohë quhej supermarketi ku shiteshin armë. Në Gramsh është dhe Uzina e Përpunimit të Armëve. Mendoj se do këtë një rezultat. Dhe unë këtë mendimin tim e bazoj në takimet e shumta që kemi patur me
kryetarët e komunave, me kryepleqtë, me fshatarët takimet kokë me kokë. Ato kanë shprehur vullnetin e tyre për dorëzimin e armëve. Sa sukses do këtë do shikohet. Nëqoftëse këto armë do mblidhen është menduar të ketë një ceremoni për shkatërrimin simbolik të disa nga këto armë. Në këtë do marrin pjesë autoritetet më të larta të Qeverisë dhe Shtetit Shqiptar. Gjithashtu do marrë pjesë Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin, z.Dana Pala, do këtë dhe pjësëmarrës të medias nga gjithë bota. Ky është një projekt që ka tërhequr interesin e madh të të gjithë medias botërore, të shumë donatorëve. Donatorët po ofrojnë ndihmën e tyre për këtë projekt kaq të rëndësishëm”-tha ajo
./tvklan.al






Të ngjashme