Tiranë policia aksion – (4 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Policia e Tiranës hidhet në aksion. Një falsifikator dokumentash është prangosur dje pas një kontrolli normal të makinës së tij. Pas dyshimit të parë të policëve të komisariatit nr.2, nga mungesa e targave të makinës, kanë kontrolluar atë dhe kanë gjetur libreza, certifikata, patenta ndërkombëtare të falsifikuara si dhe një tampon të zyrës konsullore të ministrisë së Jashtme gjithashtu falso. Pas prangosjes së 35 vjeçarit kryeqytetas, hetimet e mëtejshme i mori përsipër zyra e krimit ekonomik.
Ndërsa policët e komisariatit nr.3 kanë arrestuar dy adoleshent, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur jo pak por 13 shtëpi. Në shtëpitë e tyre u gjendën edhe sendet e vjedhura si televizor, video dhe të tjerë. Policët e komisariatit 3, pas një aksioni disa orësh të drejtuar ga shefi i tij Nikoll Vatnikaj, në zonën e breglumit kane grumbulluar gjithashtu dhe rreth 100 armë të ndryshme dhe municione. Të gjitha këto aksione janë kryer në zbatimin e planit të masave për sigurinë e rendit në kryeqytet./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj