Skuadrat që siguruan biletën për ndeshjet e çerekfinales, në Kampionatin Europian Euro2012
Autori: Blendi Fevziu
23:43 19/06/2012Janë 8 skuadra që do të përballen në çerekfinalet e Kampionatit Europian të futbollit Euro2012. Nga 16 skuadra që nisën garën, 6 prej tyre e kanë siguruar tashmë biletën për ndeshjet e çerekfinales. Republika Çeke, Portugalia, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja. Ndërsa dy skuadrat e fundit që dolën fituese nga ndeshjet e filluara mbrëmjen e sotme janë Anglia dhe Franca.
Për të diskutuar për Kampionatin Europian në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Balina Bodinaku, Arjola Xoxa, Paskal Milo, Fatos Lubonja, Foto Strakosha, Robert Rakipllari./tvklan.al