Meta takohet me Pacollin
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Presidenti Meta e falenderoi Pacollin për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 Nëntorit.
Zyra e shtypit të Presidentit thotë se Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore./tvklan.al