Sabri Godo intervistë për takimin Majko-Berisha (18 Janar 1999)
Intervistë me kreun republikan Sabri Godo i cili për takimin Majko-Berisha thotë se është mirë dhe se e ka përkrahur këtë takim.
Tërë shpresat për ndonjë marrëveshje paqësore Millosheviçi i ka asgjesuar.
Gazetari: Berisha dhe Majko janë ulur përsëri në një tavolinë, si e vlerësoni ju këtë takim të dytë të Opozitës me Pozitën?
Sabri Godo :Nuk kam dijeni për këtë takim. Mendoj se është mirë. Unë e kam përkrahur që herën e parë këtë takim.
Gazetari: Përkrahni një ide për bashkim dhe një ndërhyrje me armë për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës përballë genocidit serb?
Sabri Godo: Jo. Ne nuk jemi për ndërhyrje me armë dhe kemi thënë që në nuk kërkojmë ndryshim të kufijve me forcë. Ne jemi për atë që duhet të mbështetet fuqimisht te populli i Kosovës për të arritur të drejtën e vetëvendosjes./tvklan.al