Zbukurime për Krishtlindje? Ndoshta jo…


Zbukurime për Krishtlindje? Ndoshta jo…

11:18 18/12/2019

Një turist u përball me një skenë aspak të zakontë në një rrugë tejet të populluar të Melbournit, në Australi.

Tre gjarpërinj të rrezikshëm kishin gjetur vendin më të pazakontë për të qëndruar, një shtyllë në rrugë.

Fotografia në fjalë u postua në një grup në Facebook të martën me përshkrimin: “Në Australi… Gjarpërinjtë qëndrojnë në një pemë Krishtlindjesh në Melbourne”.

Turisti i cili kapi këtë imazh sqaroi më vonë për DailyMail se gjarpërinjtë ishin kafshë shtëpiake dhe ishin vendosur në këtë shtyllë nga i zoti i tyre, për të bërë një fotografi festive.

Madje ai sqaroi se pronari i zvarranikëve e kishte siguruar se ato nuk ishin të rrezikshëm pasi ua kishte hequr helmin./tvklan.al






Të ngjashme