TV Klan në Vlorë (20 Janar 1999)
TV Klan ka hedhur dhe një hap tjetër drejt shtrirjes në Televizion Kombëtar. Sinjali ynë pas shtrirjes në Elbasan, Lushnje dhe në krejt fushën e Myzeqesë, sot shihet dhe në Vlorë. Që prej ditës së sotme TV Klan është i pari dhe i vetmi televizion privat që transmeton nga Tirana në këto qytete.
Vendosja e një transmetuesi 250 vat në kodrën e Zvërnecit bën të mundur mbulimin me sinjal të plotë në gjithë qytetin e Vlorës, zonën e bregut deri në Llogara. Përpjekjet e Klanit drejt një televizioni kombëtar do të vazhdojnë nesër për mbulimin me sinjal të zonës Krujë, Fushë Krujë, Laç, Milot, Lezhë, Shëngjin deri në zonat periferike të Shkodrës, për të vazhduar më tej me mbulimin e Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt dhe Përmetit gjatë 15 ditorit të parë të Shkurtit./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj