Greva e mësuesve shtrihet ne gjithë rrethet e Shqipërisë (22 Janar 1999)
Ka nisur greva e mësuesve e cila nuk dihet sa do zgjasë pasi është grevë pa afat deri në realizimin e kërkesave që ka parashtruar Federata Sindikale e Arsimtarëve Shqiptare. Shumë oborre bosh dhe pak klasa me nxënës, por cila është shtrirja e kësaj greve nëpër rrethe.
Sipas Sekretarit Koordinativ të Sindikatës së Pavarur kjo grevë është e paligjshme. Sipas Federatës së Sindikatave, greva do të vazhdojë derisa të mblidhen të tre komponentët, Ministria e Arsimit, e Financave dhe Federata, derisa të zgjidhet gjithçka.
“ Greva është shtrirë në 33 rrethe, ka kaluar parashikimin tonë, sepse sot kemi konfirmime që në grevë janë përfshirë dhe rreth 60% e mësuesve të Tropojës.” –tha kryetari i Sindikatës.
Një punonjëse e Ministrisë së Arsimit u shpreh: “Me sa kemi informacion deri në orët e fundit të ditës, kjo grevë është e pjesshme. Në disa rrethe zhvillohet, në disa jo.” /tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti