Lezhë, peshkarexha italiane shkel ujërat territoriale të Shqipërisë (23 Janar 1999)


Lezhë, peshkarexha italiane shkel ujërat territoriale të Shqipërisë (23 Janar 1999)

16:32 23/01/1999

Një anije e huaj ka shkelur ujërat territoriale të Shqipërisë në thellësi tre milje. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në ujërat e Adriatikut në qytetin e Lezhës. Pas shkeljeve të kufirit në lindje, tashmë dhe kufiri detar shënon shkeljet e para.

Sapo radari i Policisë së Lezhës ka sinjalizuar hyrjen e anijes janë organizuar grupet e ndjekjes detare. Mjetet detare i janë afruar anijes dhe i kanë bërë thirrje të ndalojë. Anija ka shtuar shpejtësinë dhe i drejtohet ujërave territoriale të Jugosllavisë.

Krerët e Policisë së Lezhës kanë provuar se u bë e mundur identifikimi i anijes. Ajo ishte peshkarexha italiane Albatros. Nuk ka ndonjë konfirmim nga homologet malazezë për kapjen e anijes dhe njohjes së shkaqeve të hyrjes së saj si në ujërat tona ashtu dhe në ato Jugosllave./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme