Tatuazhet në Tiranë – (9 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mania e tatuazheve ka filluar të hapet edhe në Shqipëri. Të rinjtë që pikturojnë trupin me figuracione me ngjyra, kohët e fundit janë shtuar shumë. Midis tyre ka mjaft vajza që e posedojnë këtë dëshirë. Moda e re e këtj mijëvjeçari ka bërë që stilizimet e tatuazheve, tani të mos jenë më personazhe por figuracion tribu. Çmimet e këtyre tatuazheve varjojnë nga 5 mijë lekë të vjetra tek ai më i thjeshti deri në 40 mijë lëkë të vjetra tek ai më i ndërlikuari.
Për të bërë tatuazh duhet që më parë të kesh bërë analizat për sëmundjet e lëkurës, pasi në je i infektuar nuk mund të tatuoesh. Tatuazhet janë mania më e fundit e shekullit që lamë pas, tepër e hapur në botë tani kjo mani është e prekshme edhe në Tiranë, që tek të rinjtë shqiptarë është kthyer në modë./tvklan.al