Seri të reja të filmit “Gomorrah”
Sfida e familjeve mafioze për të sunduar tregun e kokainës në Amerikë
Një tjetër serial, i cili synon suksesin e filmit “Gomorrah”, është gati për të rrëmbyer zemrat e publikut.
“ZeroZeroZero” i shkruar nga Roberto Saviano, do të dalë në kinema në ditën e të dashuruarve, më 14 Shkurt të vitit që vjen. E megjithatë, dita e publikimi nuk përputhet me përmbajten e filmit.
“ZeroZeroZero” tregon për krimin dhe sistemin familjar, të cilët janë të ndryshëm, por njëkohësisht të dhunshëm dhe të etur për pushtet sa kartelet meksikane.
Mafia italiane dhe biznesmenët e korruptuar amerikanë garojnë për dominim për rrugët e produktit më të kontrabanduar në botë, kokainës.
Projekti kinematografik pritet të këtë të njëjtin sukses.
Klan Plus