Ura e Milotit e shkatërruar – (12 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ura e vjetër e Matit po shkon drejt shkatërrimit. Ura e ndërtuar mbi lumin Mat në Milot e njohur ndryshe edhe si ura e Zogut është një ndër veprat e para arkitektonike e ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar nga specialist shqiptar. Por mungesa e mirëmbajtjes e ka denigruar rrugën me harqe e cila po shkatërrohet çdo ditë e më shumë.
Kjo urë ka shërbyer për të lidhur veriun e shqipërisë duke kaluar lumin e rrëmbyer të Matit. Por prishja e ngadaltë e saj dhe ndërtimi i urës së re solli dhe braktisjen deri në vendimin e pak viteve më parë të ministrisë të Transportit për mos lejimin e asnjë lloj makine të kaloj mbi të.
Kolonat e urës me vlerë muzeale janë thyer duke u zhveshur shinat lidhëse të harqeve. Gjendja e rënduar e urës së Zogut po çon në shkatërrimin e një tjetër vepre muzeale duke zhdukur dalë nga dalë dëshmitë e para arkitektonike./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego