Pazari i Krujës – (12 Mars 2000)


Pazari i Krujës – (12 Mars 2000)

12:14 12/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Krutanët kanë ditur të shfrytëzojnë historinë e Skënderbeu, kalaja dhe objekte të lashta janë ruajtur sëbashku me traditën. Pazari karakteristike i antikuareve në Krujë tregton edhe prodhime artizanale. 67 dyqane me veshje antike dhe punime sermi përbëjnë pazarin që frekuentohet më shumë nga të huajt. Fundjava është ajo që shënon kulmin e vizitorëve dhe të fitimeve që nxjerrin këta njerëz.

Ky pazar historik daton pesë shekuj më parë, me 167 dyqane të cilat kanë qenë tipike prodhuese artistike. Tashmë janë më të paktë në numër dhe fare pak prodhojnë si dikur. Janë trashëguar punimet gips ose me allçi, endja në vegjë e sixhadeve, por dhe qeleshe që prodhohen nga duart e krutanëve. Të gjitha suveniret e tjera janë mbledhur nga qytetarë që kanë ruajtur si relike të hershme nga të parët e tyre.

Jo vetëm vlera historike të shekujve më parë por dhe të 50 viteve të shkuara në ketë pazar kanë gjetur vend, duke nisur nga librat e diktaturës, dekoratat e asaj kohe, të cilat blihen më shumë nga koleksionistë të huaj. Disa prej dyqaneve janë pronë e dikurshme. Disa me qera, por ka dhe të tjerë që i kanë ndërtuar vite më vonë por me të njëjtin stil.

Çdogjë që duket këtu duhet ruajtur pasi tregon kulturën dhe vlerat që nga shekulli i IX kur është krijuar dhe qendra peshkopale Krujë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme