Quadris ilaçi i ri buqësor – (13 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Quhet Quadris dhe është preparati më eficent në mbrojtjen nga dëmtimet e hardhisë kryesisht hiri dhe vrugu. Kompania greke “Zeneka” në bashkëpunim me përfaqësuesen e vetme në shqipëri Agro Blend, organizoi sot me rastin e hyrjes në shqipëri të këtij preparati një takim në sallën e Institutit të Mbrojtjes së Bimëve në Durrës.
Prespektivat e bujqësisë në mijëvjeçarin e ri si dhe menaxhimi i kulturave bujqësore ishin temat kryesore të këtij takimi. Hyrja e këtij preparati të ri në buqësinë shqiptare ka rritur përqëndrimin dhe vëmendjen e specialistëve të bujqësisë.
Në takimin e sotëm mernin pjesë specialistë të ministrisë së Bujqësisë deh Ushqimit, specialist të mbrojtjes së bimëve, si edhe tregtarë nga vendi dhe Greqia./tvklan.al